Loading…
Kampioni i botës e nis me fitore (Video)
  • 19/06/2017 | 18:58

...

Kombëtarja e Gjermanisë, ka shënuar fitore me rezultat 2:3, në ndeshjen e grupit B për Kupën e Konferedatave si mysafir i Australisë.


Gjermanët e nisën të parët serinë e golave duke shënuar në minutën e 5’ nga Stindl.

Rezultati u barazua në 1:1, në minutën e 41’ përmes golit të Rogic, por Julian Draxler mbylli pjesën e parë në epërsi për Gjermaninë, me golin e tij të shënuar nga penalltia në minutën e 44’.

Në fillim të pjesës së dytë, Goretzka e thelloi rezultatin në 1:3, ndërsa epërsia u ngushtua në 2:3, nga Juric në minutën e 56’. Me kaq ka përfunduar kjo ndeshje, e cila i dha tre pikë Gjermanisë për tu pozicionuar në vendin e dytë të grupit B, pas Kilit e cila ka po aq pikë./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë