Loading…
Kampioni i Botës humb jetën në një aksident rrugor |FOTO
  • 08/08/2018 | 19:06

...

Ish kampioni i botës në atletikë, Nicholas Bett, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare pas një aksidenti me makinë, transmeton gazetametro.net.


Fituesi i medaljes së artë në garën e 400 metrave me pengesa në Botërorin “Pekin 2015”, po udhëtonte me makinën e tij për të shkuar në qendrën stërvitore në kontenë e Nandi, në vendlindjen e tij, por ka pësuar aksident.

Lajmi ka pikëlluar pa masë bashkëkombasit e tij dhe mbarë botën e sportit.

Federata Ndërkombëtare e Atletikës deklaroi se ky është një lajm mjaft i trishtë për të gjithë botën e sportit. Në mesazhin ngushëllues, IAAF kujton se Bett ishte një nga surprizat më të mëdha në vitin 2015, ku fitoi medaljen e arit në Botëror me kohën 47 sekonda e 79 të qindat. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë