Loading…
Kancelari austriak bën thirrje për luftimin e imigrimit ilegal, shpreh shqetësimin e tij edhe në lidhje me Shqipërinë
  • 14/06/2018 | 13:06

...

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka bërë thirrje për “boshtin e të gatshmëve” në mes të Italisë, Gjermanisë dhe vendit të tij për të prekur çështjen e imigrimit ilegal dhe për të siguruar kufijtë e Evropës.


Kurz tha se vendet duhet të veprojnë me kohë në mënyrë që të shmangin edhe një krizë tjetër të refugjatëve, të ngjashme me atë që goditi Evropën më 2015, transmeton gazetametro.net

Kurz arriti në Berlin të martën për bisedime mbi politikën e imigrimit të BE’së me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me anëtarët e tjerë të qeverisë së saj.

Kurz ishte veçanërisht i shqetësuar për “rrugën e Shqipërisë”, për të cilën tha se është nga rrugët e reja më të preferuara që migrantët shfrytëzojnë për të hyrë në BE dhe Vienë.

Edhe pse numri i migrantëve që kanë arritur në BE ka qenë i vogël, ai është rritur në muajt e fundit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për shtyp në Vienë në Maj tha se numri është rritur në 2.311 në muajin e fundit, që shënon rritje nga 162 sa ishte në Janar.

Kancelari austriak tha se luftimi i imigrimit ilegal është prioritet gjatë qeverisjes së tij. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë