Loading…
Kancelarja Merkel uron Haradinajn, e porosit edhe për Demarkacionin
  • 14/09/2017 | 09:07

...

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është një prej hapave kyç për forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës, ka porositur kancelarja gjermane Angela Merkel në urimin për Ramush Haradinaj me rastin e zgjedhjes së tij kryeministër, përcjell Gazeta Metro.


“Para qeverisë suaj qëndrojnë detyrat e rëndësishme dhe të vështira. Ndërtimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj”, ka theksuar ajo, është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë gjermane.

Këto janë hapat kyç për forcimin e perspektivës evropiane për Kosovën, ka thënë Merkel dhe ka shtuar se qeveria gjermane edhe më tutje do t’i ofrojë përkrahje Prishtinës në këtë rrugë. gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë