Loading…
Kandidati i VV’së tregon përse u largua nga emisioni: Po thonë jam djali i terroristit
  • 14/11/2017 | 21:50

...

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka lëshuar emisionin ku po pritej të zhvillohej debat zgjedhor me kandidatin e LDK-së, Shaip Surdulli në televizionin Tribuna.


Kastrati ka përmendur një mori arsyesh lidhur me vendimin e tij për mospjesëmarrje jo vetëm në këtë emision, por edhe në debatet e tjera.

“Raundi i parë ka shkuar në rregull, ndërsa raundi i tyre ka qenë ndryshe. LDK ka premtuar projekte, duke i mashtruar qytetarët. Buxheti është mbi 100 mijë, ndërsa ka bërë premtime për 15 milion. Fushata është për keqardhje”, ka thënë ai fillimisht.

Ai më tej ka përmendur edhe disa nga akuzat e banorëve.

“Këta po u thonë qytetarëve se do t’i mbyllim bizneset, do t’i rrënojmë shtëpitë pa leje, do t’i ndalim rastet sociale. Po thonë që jam djali i një terroristi. Shtëpia e Kulturës është në emër të babait të tij. Kanë thënë se do t’u hakmerrem unë komunitetit rom e serb. Një vajzë rome më ka thënë se a është e vërtetë se ju do të na largoni nga shtëpitë tona nëse bëheni kryetar. Kjo është e rëndë për mua”, tha Kastrati.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë