Loading…
Kandidati pro-rus për President të Çekisë udhëheq para raundit të dytë të zgjedhjeve
  • 13/01/2018 | 19:31

...

Presidenti çek në ikje, pro-rusi Milos Zeman u pozicionua sot në krye të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, i cili pritet të përballet me pro-evropian Jiri Drahos në raundin e dytë, më 26 dhe 27 janar.

Pas numërimit të 99,03 për qind të votave, Zeman 73 vjeç i njohur gjithashtu për qëndrimet pro-kineze dhe anti-myslimane mori 38,77 për qind të votave, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave, përpara Drahos 68 vjeç, ish-kreu i Akademisë së Shkencave fitoi 26,50 për qind.

”Raundi i dytë pritet të jetë një përballje e ngushtë në rezultate”, vlerësoi analisti i pavarur Jiri Pehe.

“Milos Zeman do të ketë një problem të madh. Është e kuptueshme që kandidaturat tjera pas dyshes kryesuese, domethënë Pavel Fischer, Marek Hilser dhe Michal Horacek do të votojnë Jiri Drahos në raundin e dytë”, shtoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë