Loading…
Kanella ‘shoku më i mirë’ kundër këtij problemi shumë aktual
  • 07/12/2017 | 19:18

...

Shkencëtarët amerikanë kanë ardhur ë përfundim që kanella përmban vaj esencial që përshpejton metabolizmin, duke i ndihmuar në të njëjtën kohë edhe djegies së qelizave yndyrore në organizëm.


Bëhet fjalë për cinnamaldehyde, materie organike e cila kanellës i jep shije dhe aromë, ndërsa gjendet kryesisht në lëvoren e saj, transmeton gazetametro.net

Ekspertët nga Michigan kanë ardhur në përfundim që cinnamaldehyde aktivizon termogjenezen, proces ky i metabolizmit që krijon nxehtësi në trup, gjë kjo që është karakteristikë të njerëzit dhe kafshët.

Me termogjenezë digjen kaloritë. Procesi i përmendur ndihmon në stimulimin e humbjes së peshës, gjë që çoi autorët e studimit në përfundimin se kanella stimulon një sërë procesesh metabolike.

“Kanella është pjesë e dietës për mijëra vjet dhe zbatimi i saj në luftën kundër obezitetit tek pacientët mund të jetë më e thjeshtë dhe më e pranueshme se disa metoda të tjera”, tha John Woo, profesor në Institutin e ‘Life Sciences’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë