Loading…
Kanioni i Holtës, një prej vendeve më mbresëlënëse në Shqipëri
  • 02/08/2018 | 14:20

...

Kanioni i Holtës, i cili e mori emrin nga lumi Holta, konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë.

Kanioni i Holtës, me gjatësi rreth 3 kilometra me shpatet e luginës që ngrihen deri në i 100 – 150 m, ndërkaq lumi arrin thellësinë deri në tri metra. Kanioni përpihet ndërmjet fshatrave Bardhaj dhe Kabash.

Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.

Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion. Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj.

Për të sjellë pranë jush këtë bukuri natyrore, fotografi nëntor Oseku ka realizuar një koleksion fotografish të cilat dëshmojnë për këtë bukuri të rrallë e cila pret të vizitohet nga ju. Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 minuta larg Tiranës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë