Loading…
Kanioni i Holtës, shans që të përjetoni adrenalinë me Hiking dhe Kamping
  • 01/08/2018 | 19:29

...

Nëse dëshironi të bëni Hiking dhe Kamping, atëherë kanioni i Holtës është zgjedhja e duhur.


Kanioni i Holtës ndodhet në zonën e Gramshit dhe ka marrë emrin nga lumi Holta, shkruan gazetametro.net

Ky kanion mbresëlënës gjendet në Shqipëri.

Ndër karakteristikat e këtij kanioni është lumi që i jep pamje të bukur dhe që ka thellësi deri në tre metra.

Gjithashtu janë edhe burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër e të kristaltë.

Karakteristikë tjetër e këtij kanioni janë edhe shpellat e shumta të mbuluara me zona pyjore, me botë të pasur flore dhe faune që e bëjnë këtë kanion edhe më tërheqës.

Kanioni paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj.

Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë