Loading…
Kapen mbi 300 kuti margarine të prishura në pastiqerinë ‘Jaffa’ në Mitrovicë
  • 14/06/2018 | 14:12

...

Mbi 300 paketime të margarinës janë konfiskuar nga pastiqeria ‘Jaffa’ në Mitrovicë’


Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në vazhdën e aktiviteteve për të mbrojtur konsumatorët, inspektorët e Komunës kanë gjetur dhe konfiskuar produkte në Pastiqerinë Jaffa në Mitrovicë.

Në këtë Pastiqeri janë gjetur produkte me afat të skaduar, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët që i konsumojnë prodhime të ndryshme në këtë pastiqeri.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Hysni Ahmeti ka njoftuar se inspektorët e tij kanë konfiskuar në pastiqerinë e lartpërmendur 328 paketime prej 200 gramësh margarinë Teremyag- Ulker dhe Bizim.

“Inspekcioni komunal është i vendosur dhe i përkushtuar që në Komunën e Mitrovicës të ketë rend e rregull, të ketë respektim të ligjit dhe rregulloreve komunale, që konsumatorët të jenë të sigurt në ushqimet që i konsumojnë, që qytetarët të kenë siguri në trafik etj., andaj edhe për këtë janë ndërmarrë një sërë aksionesh që po japin rezultate. Një nga këto aksione është edhe ky për kontrollimin e cilësisë dhe afatit të produkteve që i konsumojnë qytetarët”, ka thënë Ahmeti.

Drejtori Ahmeti ka kërkuar bashkëpunim më të ngushtë të qytetarëve me inspektorët e Komunës, në mënyrë që puna e inspektorëve për të mirën dhe mbrojtjen e qytetarëve të jetë më e suksesshme dhe me efikase.

Ndryshe, para disa muajsh në Mitrovicë u kapën mbi 1 ton mish i prishur, të cilën gjë e raportoi ekskluzivisht Gazeta Metro.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë