Loading…
Kapen në flagrancë duke shitur biletat e ndeshjes Kosovë-Maltë në tregun e zi, policia arreston 11 persona
  • 12/10/2018 | 11:39

...

Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë, shkaktoi tollovi dhe probleme të shumta.

Mos rregullimi i kësaj çështje, bëri që shumë qytetarë të cilët po prisnin në rend për të blerë biletën tu humb durimi, gjë që detyroi Policinë e Kosovës që të intervenoj.

Dhe, si gjithmonë edhe kësaj here biletat për këtë ndeshje u shitën edhe në tregun e zi, ku çmimi i tyre ishte trefish më i shtrenjtë.

Related image

Për këtë gjë, Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë 11 persona të cilët janë zënë në flagrancë duke shitur bileta në mënyrë të jashtëligjshme.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Mbrëmë, më 11.10.2018, në rr. “Enver Zymberi” Prishtinë, janë zënë në flagrancë 11 persona, duke shitur bileta në mënyrë të paligjshme për lojën futbollistike Kosova-Malta”.

“Policia ka iniciuar 11 raste penale ndaj 11 meshkujve, K/Sh. Ata janë shoqëruar në Stacionin Qendra, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin iniciohen rastet “Tregti e ndaluar” dhe mbeten të procedohen në mënyrë të rregullt”, ka thënë Krasniqi.

Kosova mbrëmë ka shënuar fitore me rezultat 3 me 1 ndaj Maltës, pas një paraqitje dinjitoze të futbollistëve tanë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas kësaj fitore, Përfaqësuesja e Kosovës mbetet lidere në tabelë, në grupin D.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë