Mbrëmë në Shtëpinë e Kutlurës në Graçanicë u hap ekspozita e karikaturistëve Murat Ahmeti, Mentor Llapashtica nga Prishtina dhe Predrag Koraksiq Corax nga Beogradi.
Ngjarja është pjesë e një projekti më të gjërë që synon promovimin e tolerancës ndëretnike dhe bashkëpunimit rajonal, projekt ky i inicuar nga INC Rrjeti i Radiove Lokale të Kosovës.
Ekspozitën e hapën koordinatorët Milosh Tomiç dhe Arientin Abdyli, që falënderuan donatorin Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dhe u theksua rëndësia e këtyre projekteve të shoqërisë civile në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe posaçërisht të rinjve serbë e shqiptarë të cilët, megjithëse jetojnë 5 km larg njëri tjetrit, kanë një mur të jo komunikimit dhe jo bashkëpunimit.
Ekspozita do të qëndron e hapur deri më 4 dhjetor në Shtëpinë e Kulturës në Graçanicë për të vazhduar pastaj me 15 dhjetor në Prizren.