Loading…
Kasapi rrëfen se si një copë suxhuk ia shpëtoi jetën
  • 12/01/2018 | 21:00

...

Një shitës mishi në Angli ka rrëfyer se si një copë prej suxhuku ia shpëtoi jetën kur dera e frigoriferit gjigant e mbylli brenda në temperaturë minus 20 gradë Celsius, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Chris McCabe thotë për AP që mbeti i ngujuar brenda frigoriferit kur era e fortë ia mbylli derën pasi ai kishte hyrë brenda gjatë punës. Butoni i sigurisë që përdoret për ta hapur derën në këto raste ishte ngritë nga temperatura shumë e ulët.

McCabe, i shtyrë në moshë, ka treguar se si jeta e tij shpëtoi pasi mori copën prej 1.5 kilogramësh të suxhukut dhe e përdori për ta goditur derën e frigoriferit, e cila pas disa tentimeve u hap.

“Suxhuku ma shpëtoi jetën, padyshim”, ka thënë McCabe, që tregon me krenari llojin e mishit që e përdori për ta hapur derën kur ishte në rrezik jete. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë