Loading…
Katër kushtet e çmendura që babai i Mbappes ia kishte vendosur PSG-së para se djali tij të nënshkruante kontratën
  • 07/11/2018 | 17:58

...

Kylian Mbappe u transferua te PSG për shumën prej 180 milionë euro nga Monaco


Kylian Mbappes i mjaftoi një sezon fantastik me Monacon që të kërkohej nga e gjithë Evropa, me Parisin që në fund përfitoi shërbimet e tij, transmeton GazetaMetro.

Reali ishte pranë transferimit të super sulmuesit francez, por në fund ata nuk ia plotësuan të gjitha kushtet që futbollisti kërkonte.

Wilfried Mbappe, babai i yllit francez kishte vendosur disa kushte para se djali i tij të nënshkruante për PSG.

PSG duhej t’i ofronte kontratë pesëvjeçare Mbappes ku ai do të përfitonte 50 milionë euro plus pesë tjera bonuse.

Kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe, pasi kushtet tjera ishin më të ‘rënda’, por që të gjitha u plotësuan.

Nëse Mbappe fiton ‘Topin e Artë’ atëherë ai automatikisht do të bëhet lojtari më i paguar në klub, madje edhe para Neymarit.

Kushti tjetër është se nëse arrin që ta fitojë ‘Topin e Artë’ klubi atij duhet t’ia blejë një jaht privat, të cilin Mbappe do të mund ta shfrytëzonte për 50 orë në vit.

Në mënyrë të çuditshme, babait të futbollistit do t’u jepej leje që të merrte pjesë në çdo sesion trajnimi dhe ai do të kishte edhe seanca shtesë me djalin e tij.

Kushte vërtetë të çuditshme, por 19 vjeçari tani është shndërruar në njërin nga sulmuesit më të mirë në botë. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë