Loading…
Katër të vrarë në Kanada, policia porosit: “Mos dilni në rrugë”
  • 10/08/2018 | 15:08

...

Tragjedia ka ndodhur në Fredericton, kryeqytet të krahinës New Brunswick, në lindje të Kanadasë


Policia kanadeze ka njoftuar për “disa viktima”, si pasojë e të shtënave.

Të paktën katër persona janë raportuar të vdekur, pas incidentit në rrugën Brookside Drive.

Tragjedia ka ndodhur në Fredericton, kryqytet të krahinës New Brunswick, në lindje të Kanadasë.

Policia ka thënë se publiku duhet të qëndrojë larg zonës, derisa banorët janë këshilluar “të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me dyer të mbyllura për shkaqe të sigurisë”. Të shtënat kanë ndodhur në orën 8 në mëngjes dhe deri më tash nuk ka më shumë të dëna.

“Do të ofrojmë më shumë detaje shumë shpejt”, ka deklaruar policia përmes një postimi në Twitter.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë