Loading…
KB Rahoveci nënshkruan me basketbollistin amerikan
  • 11/01/2017 | 17:08

...

Klubi basketbollistik Rahoveci, ka nënshkruar me basketbollistin amerikan, Rashan Bellinger.


Amerikani nga Phliadelfia ka arritur në Kosovë ndërsa ka nënshkruar me klubin marrëveshje deri në fund të këtij sezoni, derisa është prezantuar nga anëtari i Bordit të KB Rahoveci, dhe pronari i kompanisë Stone Castle, Avdi Gecaj.

Bellinger gjatë karrierës së tij  ka qenë pjesë e skuadrës së kolegjit Burlingon Country College, ku ka pasur një mesatare pre 23 pikëve për ndeshje. Pas kësaj skuadre  Bellinger ka vazhduar lojën aktive në basketboll  në dy skuadra të Premier League basketboll, ndërsa aty mesataren e pikëve e ka pasur 15.86 për ndeshjen.

Ai ka marrë pjesë edhe në një ndër turnet më të mëdha të basketbollit në Amerikë, ku pjesë ishin edhe shumë lojtarë aktiv sot në NBA siç është James Harden i Houston Rockets, kandidatët për MVP sivjet në NBA.

Bellinger do të përfshihet menjëherë  në stërvitjet e skuadrës dhe do te jetë i gatshëm për  ndeshjen ndaj Kerasan Prishtinës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë