Loading…
‘Ke shkuar të peshkosh sheik…’ Bleona ja kthen kështu komentuesit
  • 23/01/2018 | 17:25

...

Fotot e saj thuajse nudo kanë provuar se shkaktojnë ‘tërmet’ dhe tashmë që u mbulua kokë e këmbë këngëtarja Bleona Qereti shkakton debat.


Ajo ka publikuar në rrjetet sociale momente nga udhëtimi i saj i fundit në Emiratet Arabe. Ky është një vend i cilësuar si nga më të shtrenjtit në botë.

Ndërkohë një komentues i ka shkruar se qëllimi i udhëtimit të saj atje është të kapë një Sheik. Dhe Bleona me sa duket se ka pasur kohë të lirë dhe i është kundërvënë madje i ka publikuar dhe të dhënat e tij në profilin e saj.

Mbrëmjen e djeshme ajo është kthyer me një udhëtim biznes-klass për në Amerikë nga ku ka gjetur edhe kohën për të shikuar edhe komentet e fansave që e ndjekin kudo.

Pikërisht një koment duket se e ka inatosur tej mase Bleonën, ku një komentues i thoshte: “Ke vajtur të peshkosh Sheikun”.

Këngëtarja i ka publikuar komentet në Instastory dhe ka vendosur ti japi një përgjigje si një mësim publik fansit që e akuzon.

Sigurisht xhaxhi “hajdar Ajnshtajni” më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu, dhe ngaqë nuk ja kap radari i fut një “mendje të lehtë”: “Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lug dhe u nisa për në Abu Dhabi!”, shkruan Bleona në postimin e saj në Instastory.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë