Zgjidhja përfundimtare për Kosovën nënkupton një zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste në përputhje me ligjet ndërkombëtare të dakorduara nga Prishtina dhe Beogradi, tha të premten zëdhënësi i Komisionit Europian (KE) në Bruksel.
Çdo zgjidhje përfundimtare nënkupton një zgjidhje të qëndrushme dhe realiste në përputhje me ligjet ndërkombëtarë nga Prishtina dhe Beogradi, tha sot zëdhënësi i Komisionit Europian (KE) në Bruksel, Carlos Martin, raporton agjensia e lajmeve beta, transmeton Gazetametro.net.
Martin u tha gazetarëve se bisedimet në mes të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe homologut të tij të Kosovës Hashim Thaçi, të mbajtur më 24 qershor, “rreth kornizës së një marrëveshjeje për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve (brenda dialogut Beograd-Prishtinë) ishin intensive dhe produktive”.
Martin shtoi se të dy ata “ranë dakord të intensifikojnë më tej dialogun në javët e ardhshme”.
Ai shtoi se më 18 korrik Vucic dhe Thaçi “diskutuan përparimin e arritur dhe ranë dakord të takoheshin përsëri në fillim të shtatorit”.
“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian synon të nxisë bashkëpunimin midis të dy palëve dhe t’i ndihmojë ata të përparojnë në rrugën drejt BE-së dhe gjithashtu të përmirësojnë jetën e qytetarëve”, tha Martin./Gazetametro.net