Kompania turke që menaxhon rrjetin e distribucionit të energjisë elektrike nga KEK’u, KEDS, i shkyç qytetarët nga rrjeti i rrymës edhe nëse nuk kanë paguar vetëm një cent.
Ndërkaq, për vetëm një cent borxh, kompania me aksionar turq, KEDS, ia ka shkyçur rrymën një qytetari.
“I nderuar konsumatorë, Borxhi juaj për energjinë elektrike të shfrytëzuar në vlerë prej: 0.01€ nuk është paguar brenda afatit të pagesës, prandaj jeni të shkyçur në ormanin elektrik”, është njoftimi që kjo korporatës.
Edhe më parë është raportuar se KEDS-i ka ashpërsuar inkasimin e mjeteve, ku për pak para borxh menjëherë u ka shkyçur rrymën qytetarëve.