Loading…
KEDS’i ia bën me dije punëtorëve, ZRRE’ja vendos për pagat
  • 11/09/2018 | 14:50

...

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji ka thënë se nuk mund të vendosë vetë për pagat e punëtorëve të vet pa marrë aprovim nga Zyra e Rregullatorit për Energji.


Në një përgjigje për protestat e punëtorëve të KEDS-it, menaxhmentit ka thënë se është i vendosur të përmirësojë kushtet dhe beneficionet e punëtorëve, por “i ka duart e lidhura në këtë aspekt”.

“Siç kemi bërë deri tani, veprimet tona që kanë të bëjnë me punëtorët dhe beneficionet e tyre ne i ndërmarrim në koordinim me sindikatat por të njëjtën kohë dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se ne jemi kompani që vepron nën rregullativa të ZRRE-së dhe për këtë arsye çdo shpenzim, përfshirë edhe shpenzimet e beneficioneve të punëtorëve, duhet të jenë të aprovuara nga rregullatori, siç ne kemi kërkuar për vite me radhë. Ne e respektojmë të drejtën e punëtorëve për të protestuar dhe shpresojmë në koordinim sa më të mirë me organizatorin për të siguruar që operacionet tona të mos ndërpriten për më tepër duke pasur parasysh që ne jemi kompani që ofron shërbime për të gjithë konsumatorët”, thuhet në një komunikatë për media nga KEDS-i.

“Që nga fillimi i operimit tonë në Kosovë, ne kemi punuar në bashkëpunim të ngushtë me sindikatat për të përmirësuar kushtet e punës se punëtorëve tanë në çdo fushë, si në beneficione, ashtu edhe në sigurinë në vendin e punës. Edhe një herë ne sigurojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin me sindikata në përpjekjet tona në përmirësimin e operacioneve tona, përfshirë edhe kushtet dhe mirëqenien e punëtoreve, me objektivin e qartë për të ofruar shërbim sa më të mirë për konsumatorët”, thuhet më tej aty.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë