Loading…
KEK gjobit punëtorët me urdhër të Sindikatës
  • 13/01/2018 | 08:04

...

Sindikata e Pavarur e Energjetikës e Kosovës (SPEK) ka përdorur instrumentet e KEK-ut për t’i shantazhuar anëtarët e saj, shkruan sot Koha Ditore.


Një dokument i SPEK-ut, i lëshuar nga kryetari Izet Mustafa, i ka obliguar punëtorët shfrytëzues të një pushimi veror që të mos heqin dorë nga anëtarësia në këtë sindikatë për periudhë njëvjeçare, meqë në të kundërtën do të detyrohen që t’i kthejnë mjetet e shpenzuara në fondin në të cilin kanë kontribuar vetë ata.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka zbatuar këtë urdhër të SPEK-ut, duke ua ndalur nga paga 20.17 euro punëtorëve që pas pushimeve kanë braktisur sindikatën, për gjashtë muaj rresht.

Ato mjete KEK-u i ka transferuar në xhirollogarinë e SPEK-ut.
“Koha Ditore” e ka siguruar një dokument të tillë..

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë