Loading…
KEK’u ka realizuar 20 milionë euro fitim
  • 03/09/2018 | 16:59

...

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e ka mbyllur vitin 2017 me 19,75 milionë euro profit, deri sa ndërmarrjet tjera në vend kanë mbyllur vitin financiar me përformancë negative.

Në raportin vjetor për vitin 2017 thuhet se korporata ka regjistruar një rezultat neto pozitiv për vitin që ka përfunduar më 31 dhjetor 2017 në shumë prej 19,75 milionë euro dhe ka rritur për rreth 8 milionë euro të hyrat krahasuar me vitin paraprak.

Fitimi i krijuar, sipas raportit është si rrjedhoje e shpenzimeve më të ulëta në raport me të hyrat e Korporatës.

“Kompania për vitin 2016 nuk ka marre grande nga Qeveria. Ndërsa të hyrat nga grandet e shtyra janë 5.42 milionë. Të hyrat operative totale të realizuara për vitin 2017 janë në shumë prej 171.51 milionë euro dhe janë me të larta për 2.15 milionë euro, krahasuar me vitin 2016 ose shprehur në përqindje 0.01% apo 1.3% më e lartë krahasuar me vitin paraprak 2016.Kjo rritje e të hyrave është si pasojë e arkëtimit më të lartë të pozicioneve të hyrave në raport me vitin paraprak”, thuhet në raportin vjetor të KEK-ut për vitin 2017.

Më tutje në raport thuhet se të hyrat nga veprimtaria për këtë vit janë realizuar në shumë prej 164.41 milionë euro, nga 156.61 milionë euro kundrejt një viti më parë me një rritje prej 1.53% ose € 7,8 milionë më shumë.

Gjithsej shpenzimet operative për vitin 2017 janë realizuar në shumë prej 147.07 milionë euro, e që krahasuar me 147.87 milionë euro të vitit paraprak janë më të ulëta për 0.80 milionë euro, apo shprehur në përqindje 0.54% më e ultë apo 5.4% më e ulët se a i vitit paraprak.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë