Loading…
KEK’u rinis nxjerrjen e thëngjillit, prezent edhe kryeministri Haradinaj (Foto/Video)
  • 13/09/2017 | 23:38

...

Pas arritjes së marrëveshjes mes Qeverisë Haradinaj me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade, tashmë ka rinisur nxerrja e thëngjillit në KEK.


Lajmin e ka bërë të ditur shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se “ekskavatorët pas 14 muajsh pauzimi sonte filluan nxjerrjen e thëngjillit të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët”.

“Kjo marrëveshje e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades është garanci se KEK-u do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër”, ka shkruar Arifi.

Shkrimi i plotë i Arifit:

DORA E SHTETIT!!

Sot rifilloj punën mihja në KEK. Sot u pa dora e shtetit të Kosovës. Ekskavatorët pas 14 muajsh pauzimi të shtrenjtë sonte filluan nxjerrjen e thëngjillit të domosdoshëm për vendin dhe qytetarët. Kur ndalet prodhimi i energjisë ne blloqe, Kosova humbe rreth 500 mije euro ne dite tha njëri nga drejtorët e KEK-ut. Kjo marrëveshje e arritur sot në mes të Kryeministrit Haradinaj dhe banorëve të Shipitullës dhe Hades është garanci se KEK-u do të ketë thëngjill të mjaftueshëm këtë dimër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë