Loading…
Kelmendi: Dënimin prej 1.3 milionëve ma bëri Ekrem Hajdari për hakmarrje
  • 24/07/2018 | 21:06

...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, dënimin që ATK-ja i ka shqiptuar kompanisë së tij “ELKOS” e ka quajtur “tërmet”.

“Kjo është një tërmet, më shumë se gjobë, kur janë në pyetje vlera të mëdha të dënimit në një shtet të varfër si Kosova, ndaj një kompanie në zhvillim”, tha Kelmendi në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Kelmendi ka thënë se dënimi nga AKP-ja ka ardhur katër vite pasi ka përfunduar kontrata, për blerjen e “Famipa-s” nga ana e ELKOS-it.

“AKP dhe ELKOS kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërmarrjen “Famipa”. Kontrata ka qenë e bazuar në dy pika: mos lëvizja e makinerisë dhe ruajtja e procesit prodhues. Për tri vite sa e ka parashikuar kontrata, makineria nuk ka lëvizë dhe me një makinë të vetme që ishte në funksion nuk ka pesë vite që nuk kemi pasur prodhim, aq sa kemi pasur mundësi dhe sa ka kërkuar tregu”.

Sipas Kelmendit, dënimi ka ardhur nga Ekrem Hajdari, zëvendësdrejtor i atëhershëm i doganave, për një hakmarrje personale.

“Ekrem Hajdari ishte në atë kohë zëvendësdrejtor i Doganave. Unë kisha fituar të drejtën e distribuimit të Malboros. Ai, pa i kërkuar askush, e ka dërguar një shkresë te ‘Philip Morris’, se ELKOS-i ka precedente në doganë, dhe i ka dhënë familjarëve të tij të drejtën për të fituar distribuimin e Malboros, duke ditur se kanë pasur precedentë të vërtetuara”, ka deklaruar Klemendi, duke e konsideruar këtë hakmarrje personale.

“Hajdari vazhdon të jetë në mbështetje të interesave të klaneve politike”, tha më tej ai, përcjell Telegrafi.

Kelmendi thotë se në vitin 2014, ai nuk kishte më obligime nga ATK-ja për objektin e ish ndërmarrjes “Famipa” dhe se atëherë kishte përfunduar gjithçka.

Biznesmeni dhe deputeti Kelmendi ka thënë se AKP nuk e specifikon qartë në mënyrë sasiore përmbushjen e zotimeve nga blerësi.

“Në kontratë nuk parashikohet sa duhet prodhuar”, ka thënë Klemendi, ku për këtë pikë ai ishte dënuar 650 mijë euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë