Loading…
Kelmendi: Kam pranuar oferta marramendëse, por askush nuk ta jep respektin si vendi yt |FOTO
  • 12/10/2018 | 07:35

...

Xhudistja Majlinda Kelmendi, e kurorëzuar me titullin kampione bote dhe kampione olimpike ka deklaruar se ka pasur oferta të majme nga shtete të ndryshme.


Ajo në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka thënë se e ka ditur që ofertat ishin te mira, por jo në masën sa i ka ofruar një shtet.

“Ishim në një takim bashkë me Tonin (Driton Kuka), kur rastësisht takuam përfaqësuesit e asaj federate dhe kur e morra vesh shumën mbeta e shtangur”.

Kampionia olimpike ka thënë se megjithatë nuk është penduar që e ka refuzuar atë ofertë pasi respekti që ka në Kosovë nuk beson që do ta kishte në ndonjë vend tjetër.“Nuk do ta kisha pranuar ofertën edhe nëse do ta dija shumën që do të përfitoja, sepse respekti që e merr ne vendin tënd nuk besoj se e merr diku tjetër”.

Majlinda ka thënë se nuk mban në mënd ndonjë pritje që i ka bërë përshtypje nga liderët institucional, por në mendje i ka mbetur pritja që asaj i është bërë nga qytetarët e Kosovës, kur ka parakaluar nëpër Prishtinë me autobusë, pasi ishte shpallur kampione.

Sa i përket jetës jashtë sportit, xhudistja ka thënë se e ka të vështirë të dalë me familjen për të darkuar, pasi kërkesat për fotografime janë të mëdha.

“Nuk është se e kam bezdi fotografimin me njerëzit, por kur vendosi të ndajë kohën për të qëndruar me familjen dua të rri me ta, prandaj më shumë vendosi të qëndrojë në shtëpi”.

Sportistja ka thënë se nuk ka as Facebook as Instagram dhe nuk ndjek as lajmet në televizion.

Ajo ka thënë se anon nga tradicionalja dhe se shpesh është e befasuar me veprimet që bëjnë vajzat në moshën 15 apo 16 vjeçare.

“Kur më tregojnë shoqet ndodhi të ndryshme, shpesh mendoj se unë jetoj në shekullin e XIX, por nuk jam dakord me veprimet që i bëjnë sot femrat në moshën 15 apo 16 vjeçare”, ka deklaruar ndër të tjera xhudistja Majlinda Kelmendi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë