Loading…
Kënga tallava ‘dy dele, treqind pare’, në librin e Edukatës Muzikore për klasën e parë
  • 30/10/2018 | 13:36

...

Librat shkollorë në Kosovë shpesh janë dëshmuar të kenë përmajtje jo të duhura për nxënësit.

Një qytetar ka postuar në Facebook disa foto nga libri i Edukatës Muzikore për fëmijët e klasës së parë.

Refreni i këngës së njohur “Dy dele, treqind pare” përshkruhet në libër dhe mësohet nga nxënësit e vegjël.

Mënyra e përshkrimit të këngës në libër dallon pak nga kënga “Dy dele, treqind pare”, këngë e njohur shqipe e kënduar në versione të ndryshme dhe nga këngëtarë të ndryshëm.

Megjithatë është i pakuptueshëm konstrukti dhe përshtatja e kësaj kënge për fëmijët të cilat vijojnë klasën e parë të shkollës fillore në Kosovë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë