Loading…
Këngëtarja shqiptare ngatërron emrin e dhëndrit për dy orë në dasmë: Motra e tij nuk duron dot dhe shkon te ajo
  • 06/12/2017 | 18:36

...

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Artjola Toska ka rrëfyer një situatë komike që i ka ndodhur në një dasmë në Maqedoni ku ka ngatërruar emrat e dhëndurëve.


“Ka nja 3-4 vjet që punoj më shumë në Maqedoni dhe atje ka dasma çdo natë. Duke kënduar çdo natë, ata kanë zakon që ta sjellin listën e familjarëve me shkrim që ti të bësh prezantimin, falenderimin në emër të dasmorëve, muzikantëve etj. Dhe unë lexova emrin e çiftit, familjarëve, i urova trashëgime. Më pas nisi dasma, u çua çifti të kërcejë, ‘Hajde Alfred, hopa Alfred’, ‘Iku Alfredo beqarnia’, pastaj fillova dhe me konfidenca ‘Fredi, Fredi, hajde Fredi, hopa Fredi’.

Nga fundi kur erdhi momenti për tortën, pas d orësh i them ‘I përket vetëm çiftit ky moment se është ceremonia e tortës’. Erdhi çifti, ‘Hajde Fredi’ unë prapë. Kur vjen motra e dhëndrit më thotë në vesh: ‘Dhëndri e ka emrin Shabon’, tregoi Artjola duke bërë publikun të shpërthejë në të qeshura.

“E bukura është se Alfredi kishte qenë dhëndri që ishte martuar një natë përpara. ‘Po mirë si s’keni turp. Unë kam dy orë duke thënë Fredi, Fredi’, i thashë më pas”, shtoi këngëtarja

“Ndërsa nusja me dhëndrin rrinin duke parë njëri-tjetrin me habi. Shihnin edhe përqark kush është Fredi”, tha Artjola.
 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë