Loading…
Keni kujdes kur i ndërroni baterinë telefonit, kësaj gruaje i eksoplodoi në makinë |VIDEO
  • 09/08/2018 | 15:16

...

Një grua në Kinë ka filmuar momentin kur telefoni i saj merr flakë në makinë, dhe sipas burrit të saj telefoni i tipit iPhone 6 kishte një bateri falso, transmeton gazetametro.net


Sipas Daily Mail, Mr Jiang ka thënë se gruaja e tij nuk ishte duke e përdorur telefonin kur ai mori flakë, gjithashtu ka shtuar se ata e dinin se telefoni nuk kishte një bateri origjinale të kompanisë Apple.

Sipas tij, çifti kishin shkuar në një dyqan të telefonëve për të rregulluar atë dhe për ta zëvendësuar baterinë e mëparshme, me një bateri jorigjinale.

Zonja Jiang nuk është lënduar nga ky incident, por është frikësuar shumë kur pa telefonin duke eksploduar, ka shpjeguar burri i saj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që raportohet për raste të tilla, dhe MailOnline ka provuar të kontaktoj kompaninë Apple për ndonjë koment rreth kësaj çështje por nuk kanë marrë përgjigje. /gazetametro.net

Për të parë videon, klikoni KETU.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë