Vikingët ishin një komunitet i madh njerëzish që kanë jetuar në shekujt 8-11 në Europë, kryesisht në zonën veriore. Për 300 vite, Vikingët nisën të sulmonin gjithë botën. Në kërkim të tokave, skllevërve, arit dhe argjendit, këta luftëtarë krenarë dhe trima lanë shtëpitë e tyre në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë dhe nisën të grabisnin Europën. Arritën deri në Irak dhe Amerikë, transmeton Gazeta Metro.
Përkundër reputacionit të keq, ata kishin një traditë të pasur dhe jetonin në një shoqëri që për kushtet e kohës ishte shumë e hapur dhe demokratike, aq sa për shembull gratë mund të divorcoheshin kur të donin nga burrat e tyre.
Në kohën tonë, një grupim i tillë konsiderohet i së kaluarës, por nuk është pikërisht kështu. Në Norvegjinë e sotme jetojnë një numër i madh njerëzish që imitojnë jetën e Vikingëve në disa segmente.
Ky është rasti i vikingëve të Trondheimit, të cilët jetojnë si vikingë, por natyrisht pa sulmuar dikë dhe me paqe e lumturi në jetën e tyre.
Atyre ju pëlqen të ecin për shumë kilometra duke marrë me vete ushqimin dhe gjithçka tjetër që iu duhet. /gazetametro.net