Loading…
Keni problem me Facebook, mësoni çfarë po ndodh me të
  • 27/01/2018 | 08:29

...

Përdoruesit e Facebook-ut janë ankuar në mbrëmjen e së enjtes për pamundësi për të hyrë në rrjetin social më të madh në botë, teksa në të po kryheshin “rregullime”.


Shumë njerëz kanë treguar se kanë hasur probleme për t’u kyçur në Facebook, nëpërmjet web-sajtit të tij, dhe nëpërmjet aplikacionit për pajisje mobile.

Disa njerëz nuk kanë mundur të përdorin as rrjetin tjetër social, Instagram, që është në pronësi të Faceboo-ut.

Përdoruesit kanë parë një mesazh, kur janë munduar të kyçen: “Facebook do të kthehet së shpejti”.

“Facebook është jofunksional aktualisht, për rregullime të nevojshme, por brenda pak minutash do të mund të kyçen. Faleminderit për durimin tuaj teksa ne po e përmirësojmë ueb-sajtin”, përfundonte mesazhi.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë