Loading…
Keni probleme me lëkurën? Ky është vaji që duhet të keni në shtëpi
  • 09/07/2018 | 17:53

...

Vaji i pemës së çajit është shumë i përqendruar, mjaftojnë vetëm disa pika dhe tretet shumë lehtë. Ai përmban veti antibakeriale, antimykotike dhe antiinflamatore.


Por e dini cilat janë rastet kur duhet ta përdorni?  Më poshtë do të njiheni në lidhje me përdorimet e tij;

Eliminon aknet:

Në qoftë se ekziston diçka që do të donim të mbanim sa më larg fytyrës, por edhe lëkurës në përgjithësi, janë aknet. Një mënyrë shumë efektive për t’i trajtuar është duke përdorur vajin e pemës së çajit. Kujdes, duke qenë se është shumë i përqendruar nuk duhet të hidhni më shumë se 5 pika, të kombinuara në dy lugë çaji me mjaftë organik. E aplikoni në zonën ku keni akne dhe e lini të veprojë për 20-30 minuta. Vaji i pemës së çajit ka veti antibakteriale dhe antimykotike që eleminojn

Mban larg mushkonjat:

Pickimi i mushkonjave është një ndër shqetësimet më të besdisshme gjatë stinës së verës. Sprucatorët e blerë në farmaci jo gjithmonë e kryejnë funksionin e tyre. Për këtë arsye bëni një përzierje në shtëpi më 5 lugë ujë të oksigjenuar, 10 pika vaj të pemës së çajit dhe 10 pika vaj esencial limoni. Përzieni mirë përmbajtjen dhe më pas spërkatni mbi trup.

Trajton psoriazën dhe ekzemën:

Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës që shoqërohet me njolla të kuqe dhe të bardha, që shfaqen në pjesë të ndryshme të lëkurës dhe zgjasin më shumë se 4 javë. Shfaqen kryesisht në lëkurën e bërrylave dhe të gjunjëve, por edhe në organet gjenitale. Bashkoni 1 lugë çaji me vaj lavande dhe 5 pika vaj të pemës së çajit dhe me ndihmën e një topthi pambuku, lyeni zonat ku ju shfaqur shenjat e para të psoriazës.

Zbut kutikulat e thata të thonjve:

Duke qenë se vaji i pemës së çajit ka veti antimykotike, arrin të qetësojë lëkurën e thatë të thonjve. Hidhni 5 pika nga vaji i pemës së çajit dhe 1 lugë vaj ulliri. Me një tampon pambuku lyeni kutikulat dhe me pas pritini. Ju mund të hidhni gjithashtu disa pika të këtij vaji në manikyr. Thonjtë tuaj do të jenë më të fortë./ Living

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë