Loading…
Keni probleme me prostatë? Patjetër duhet të konsumoni këtë lloj të frutit
  • 12/03/2018 | 14:13

...

Simptomat e kancerit të prostatës mund të jenë të vështira për t’u zbuluar në fazat e hershme, dhe nuk mund të dihen derisa shenjat fillojnë të shfaqen.


Sipas disa studimeve, shtimi i ushqimeve të caktuara në dietën tuaj, si brokoli, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes.

Simptomat shpesh bëhen të dukshme kur prostata juaj është mjaft e madhe për të ndikuar në tubin që mban urinën.

Ndërsa shumica e tumoreve të prostatës janë të ngadalshme në rritje, ato ndonjëherë mund të rriten shpejt dhe përhapen në pjesë të tjera të trupit, duke shkaktuar lloje të ndryshme simptomash.

Është e rëndësishme që të testoheni rregullisht për kancerin e prostatës nëse jeni mbi moshën 50-vjeç, por në ndërkohë, ka disa ushqime që mund të shtoni në dietën tuaj për të ndihmuar në rritjen e shëndetit të prostatës.

Hulumtimet kanë sugjeruar se ekziston një lidhje mes sasisë së perimeve që hani dhe kancerit të prostatës tuaj.

Ndërsa arsyet ende nuk janë të qarta, studiuesit propozojnë që një nga fitokemikatet që gjenden në këto perime, të quajtur sulforaphane, përzgjedh dhe vret qelizat e kancerit në mënyrë selektive duke lënë qelizat normale të prostatës të shëndetshme dhe të pandikuara.

Mjekët sugjerojnë të konsumoni brokoli, të cilin duhet ta shtoni në supë dhe sallata për të luftuar gjendjen.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë