Loading…
Keqtrajtimi i fëmijëve lë vrragë në kodin e tyre të ADN-së
  • 09/10/2018 | 21:25

...

Të ashtuquajturat vrragë molekulare barten në gjeneratën e ardhshme


Për vrragët psiqike, të cilat i lë keqtrajtimi, të gjithë e dimë mirë. Ajo që të tregon studimi më i ri nga Harvardi është se keqtrajtimi i fëmijëve mund të lërë pasoja shumë më të thella dhe gjurmë të tilla nga mosha më e hershme mund të reflektojnë në kodin ADN-së, transmeton gazetametro.net.

Është gjetur, pra, lidhja ndërmjet keqtrajtimit në moshën e fëmijërisë dhe markerëve në kodin gjenetik të viktimave. Deri te ky zbulim shkencëtarët kanë ardhur duke shqyrtuar procesin kimik metilacion në kampionët e ADN-së nga sperma e meshkujve, të cilët kanë përjetuar keqtrajtim të çfarëdo lloji nga ata të cilët nuk kanë pasur përvoja të tilla.

Informata në ADN bartet me gjenerata

Kjo njohuri jo vetëm se e dëshmon efektin afatgjatë të traumave psikologjike në organizmin njerëzor, por shkencëtarët kanë mësuar edhe diçka të rëndësishme. Në fakt, informata mbi keqtrajtimin me anë të ADN-së së ndryshuar mund të bartet më tutje me gjenerata. Çka do të thotë kjo? Prirje me të madhe për depresion dhe PTSP.

Diçka e tillë është dëshmuar paradhjetë vitesh në skrraja. Ato i janë ekspozuar njëkohësisht dritës dhe rrymës elektrike, deri sa një grup i është ekspozuar vetëm goditjeve të dritës. Pasi që të njëjtit eksperiment i janë ekspozuar edhe pasardhësit e tyre, rezultatet kanë treguar të veten. Pasardhësit e atyre skrrajave, të cilat i janë ekspozuar edhe rrymës edhe dritës gjatë kohës së shkrepjes së shkurtër të dritës kanë treguar reagime të ngjashme sikur të ishin goditur nga rryma.

Theksohet se të ashtuquajturat “vrragë molekulare” kanë qenë më herët të dëshmuara në studime jo vetëm në skrraja, por edhe në minj, ndërsa tash ia kanë dalë ta dëshmojnë edhe në një grup të vogël prej 34 meshkujsh.

Ndonëse me mostër te vogël, studimi konfirmon diçka të ngjashme me atë që është konstatuar në një hulumtim kontradiktor të vitit 2015. Në fakt, është gjetur se fëmijët e të mbijetuarve nga holokausti kanë më shumë prirje për të zhvilluar depresion e ankth.

“Tashmë e dimë se ekzistojnë shumë mekanizma bihevioralë, me të cilët përvoja traumatike bartet tutje në gjeneratat e ardhshme. Trauma qartas ndikon në ata të cilët e kanë përjetuar. Shpesh ajo i bën depresivë, paraqitet edhe PTSP-ja, por tash e dimë se gjendje të tilla mentale mund të transmetohen edhe në gjeneratat vijuese”, ka konfirmuar dr. Andrea Roberts./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë