Bocelli është kërcënuar nga fansat e tij nëpërmjet mesazheve të ndryshme për të mos e përkrahur persidentin e zgjedhur amerikan Trump.
Adhuruesit e njërit prej ikonave të operës në botë, Andrea Bocellit githashtu i kanë bërë të ditur se nëse e bënë një gjë të tillë, nuk do ta dëgjojnë e përkrahin më. Pastaj, vetë Bocelli ka deklaruar se nuk do të marr pjesë në inagurimin e Trump-it.
Andrea Boçeli ka refuzuar të këndojë në inagurimin e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si shumë kolegë të tij tashmë që kanë deklaruar hapur se nuk do t’i bëjnë nder Trumpi-t, si Celine Dion, Jennifer Holliday dhe Elton John, nuk kanë pranuar të këndojnë për Donald Trump. /gazetametro.net