Loading…
Kërkesa në rritje për ‘nuset kufoma’
  • 15/06/2017 | 22:51

...

Trupat e femrave të vdekura në Kinë, po zhvarrosen dhe po shiten për mijëra dollarë, për të përmbushur kërkesën në rritje për “nuset kufoma”.


Një besëtytni tepër elashtë, sipas së cilit, është keq që një burrë të vdesë i pamartuar, është rikthyer në disa zona të vendit.

Për të parandaluar fatkeqësi, familjet po gjejnë kufoma femrash në moshë të re, marrin kockat e tyre dhe i lidhin me tela metalike, i veshin me fustan nusërie dhe i varrosin krah mashkullit.

Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, numri i trupave të femrave që po vidhen nga varret, për t’u përdorur në “martesat fantazmë”, po vjen gjithnjë e në rritje.

Ndërsa njësoj është shtuar edhe numri i familjarëve të dëshpëruar për të gjetur trupat e të ndjerëve.

Kjo traditë, që praktikohej në Kinën Mesjetare, u ndalua nga Mao Ce Dun pasi erdhi në pushtet, në 1949.

Pas ndalimit të saj, fshatarët i varrosnin të dashurit e tyre me foto ose kukulla prej letre.

Por me rritjen e mirëqenies, praktika e të përdorurit kufoma të vërteta, është përhapur në disa provinca, si ajo e Shanxi, Henan e Shaanxi.

Autoritetet në vend thonë se ekzistojnë agjenci që merrem me gjetjen e “nuses” kufomë, për të lidhur në martesë pas vdekjes beqarët.

Por edhe këto të fundit, e kanë të vështirë të përballojnë kërkesën në rritje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë