Loading…
Kërkohet heqja e barrierave tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë
  • 24/11/2018 | 12:42

...

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe Forumin e Prodhuesve Kombëtarë Shqiptarë, janë mbledhur sot në Tiranë, për të diskutuar në lidhje me kërkesat e dy qeverive për problematikat e punës së sipërmarrësve.


Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka paraqitur një listë të kërkesave ndaj dy qeverive. Kjo listë sipas tij do të lehtësojë tregtinë ndërmjet dy shteteve.Tutje, ai tha se është mirë që të hiqen barrierat që ekzistojnë në të tregtisë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Për më tepër Panxha ka kërkuar heqjen e taksës doganore në shumë prej 26 eurove për shkuarje-ardhje, sepse sipas tij në këtë mënyrë paraqitet pengesa për bashkëpunim ekonomik.

Ndërsa, Nikolin Jaka, Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë tha se këto kërkesa janë të prezantuara me kujdes për një periudhë 2 vjeçare.

Tutje, kryetari i klubit të prodhuesve të Kosovës, Panxha tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë të përafërta aspak, duke pasur parasysh edhe potencialet që kanë këto vende.

Mes tjerash ai ka shtuar se është duke u dëmtuar marrëdhënia tregtare në mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur faktin se një gjë e tillë do të mund të ndodh vetëm kur të plotësohen kërkesat që kanë si klube prodhuese. Mbledhja e radhës do të mbahet me 26 nëntor, në komunën e Pejës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë