Loading…
Kërkohet shkarkimi i ministrit serb Nenad Rikalo
  • 14/06/2018 | 14:06

...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po flasin rreth disa vendimeve të dyshimta të ministrit serb Nenad Rikalo, duke synuar miratimin e një rezolute.


E në kuadër të kësaj resolute, deputeti i VV’së Liburn Aliu, po kërkon që të jetë edhe kërkesa për shkarkim të ministrit, shkruan gazetametro.net.

“Duhet t’i shtohet pika që të shkarkohet ministri Rikalo. Shkarkimi do të duhej të ishte hapi i parë”, ka thënë deputeti Aliu.

Ndërkaq, Aliu ka vazhduar duke thënë se me vendimet e ministrit Nenad Rikalo nuk po integrohen serbët, çka është synim i shtetit, por sipas tij ata po dezintegrohen.

“Ne mund të paraqitemi se nuk po ndodhë asgjë, ministria nuk është duke bërë një diskriminim të vogël në terren por direkt po mbron interesat e Serbisë. A po integrohen serbët lokal me politikat e Rikalos, jo, përkundrazi politikat e tij po i dezintegrojnë. Programi i tij për veriun, ka fonde të ndara në veçanti vetëm për veriun, në anën tjetër kur kemi të bëjmë me kompani që marrin grante, kush janë kompani, janë kompani që importojnë makineri nga Serbia”, shtoi ai.

Ndryshe, Nenad Rikalo u akuzua se si ministër ka marrë vendime për të çuar grante bujqësore për serbë, duke diskriminuar shqiptarët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë