Loading…
Kërkohet të anulohet emërimi i profesor Bërxullit si rektor: Librat e tij me përmbajtje seksiste, ‘truri i femrës për të folur’
  • 12/10/2018 | 16:15

...

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) kundërshton fuqishëm vendimin e Universitetit të Prishtinës për emërim të Dashamir Bërxullit si prorektor.


“YIHR KS” në këtë kundërshtim thotë ses, sipas postimit në faqen e Universitetit të Prishtinës, Dashamir Bërxulli është emëruar prorektor i Universitetit të Prishtinës, por botime e tij të librave shkollor kanë përmbajtje seksiste.

“Z. Bërxulli është bashkëautor i librave të Psikologjisë të klasës 11 dhe 12 të shtëpisë botuese Libri Shkollor. Raporti i publikuar nga YIHR KS në dhjetor të vitit 2017 ka evidentuar se këta libra të shkruara nga prorektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Dashamir Bërxulli, kanë përmbajtje seksiste, homofobike dhe diskriminuese kundrejt shumë grupeve të cenueshme në shoqëri”.

Një nga shembujt që “YIHR” paraqet është ai ku në libër thuhet se truri i femrës dhe mashkullit janë të lidhur në mënyra të ndryshme

“Rezultati është që të dy trurët janë të lidhur në mënyrë të ndryshme: truri i mashkullit për të bërë dhe ai i femrës për të folur”, shkruhet në librin e profesor Bërxullit.

“YIHR” e akuzon profesor Bërxullin për mendësi patriarkale.

“Duke marrë parasysh se Dashamir Bërxulli qartazi përmes këtyre “fakteve shkencore” tregon për mendësinë e tij patriarkale dhe diskriminuese, ne kërkojmë që ai të largohet nga pozita e prorektorit. Sistemi i lartë i edukimit duhet të jetë hapësirë ku diskriminimi luftohet e jo të legjitimohet. Përderisa kemi persona si Dashamir Berxulli pjesë të Universitetit, gjenerata të shumta do të ushqehen prej kësaj mendësie përçarëse duke ndikuar në mënyre negative në barazinë dhe drejtësinë shoqërore në Kosovë. Seksistët dhe homofobët nuk kanë vend në Universitet, e hiç më pak në strukturat e tij!”, thuhet në reagimin e “YIHR”.

Tutje, “YIHR” ka renditur edhe disa pjesë të nxjerra nga librat shkollorë të Dashamir Bërxullit, të cilat gjithashtu konsiderohen si seksiste.

Këto janë disa shembuj të tjerë nga librat shkollorë të Dashamir Bërxullit:

“Për shembull, ne dimë që cikli menstrual mund të ndikoj performancën matematike dhe verbale të femrave. Kjo na sygjeron që dallimi në performancë në rezultatet e matematikës dhe ato verbale midis femrave dhe meshkujve është i lidhur me seksin.”

“Në fakt, truri i diferencuar si mashkullor e ka më të lehtë të përballet me shumë detyra, si për shembull të folurit gjatë ndërtimit të diçkasë.”

“Për femrat gjithashtu është më e rëndomtë që të jenë më anksioze, të depresuara, të kenë vetëbesim paksa më të ulët dhe të përfshihen në agresivitet verbal indirekt (për shembull, shpërndarje thashethemesh të paqena.”

“Nga ana tjetër, meshkujt rëndom përfshihen në më shumë agresivitet fizik dhe sjellje të rrezikshme dhe në këtë mënyrë bëjnë më shumë lloje krimesh.”

“Fetishizmi transvestik ka të bëjë me arritjen e kënaqësisë seksuale, duke u veshur si një person tjetër.”

“5. Çfarë pasojash ka për shoqërinë përkushtimi i femrave ndaj karrierës?”

“Në moshën 2 vjeç, shumica e djemve dhe vajzave kanë filluar të veprojnë në mënyra tipike të seksit të tyre.”

“Meshkujt priren të luajnë me kamionë, aeroplanë dhe blloqe, ndersa vajzat kryesisht luajnë me veshje, kafshë plastike të fryra, etj.”

“Në kontrast me meshkujt, femrat priren të parapëlqejnë partnerë, të cilët janë më të moshuar, kanë karakter të mirë dhe kanë potencial të mirë për të pasur të ardhura të larta.”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë