Loading…
Kërpudha me alkool sjell vdekjen
  • 10/06/2018 | 14:01

...

Janë të shijshme dhe të lehta, por nëse shoqërohen me alkool, kërpudhat mund të shndërrohen në “minë me orë” për shëndetin. Paralajmërimi vjen nga Instituti zviceran që merret me parandalimin e alkoolizmit dhe toksimanive të tjera.


Studiuesit zviceran këmbëngulin se disa lloje kërpudhash, nëse shoqërohen me alkool shkaktojnë intoksikim që shfaqet me: të përziera, nxehtësi trupore, marrje mendsh, rrahje të shpejta zemre, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme kardiovaskulare.

“Faji” është i “coperina”, një toksine që ndodhet te kërpudhat, që pengon eliminimin e alkoolit, më saktësisht të një përbërësi toksik që duke u akumuluar në gjak, shkakton intoksikimin. Në këtë kuptim kërpudha ka efekt të ngjashëm me Antabus, një medikament që përdoret për kurimin e alkoolizmit.

Simptomat mund të shfaqen pas 1 minute deri disa orë, madje dhe tre ditë pas konsumimit të kërpudhave, sepse “coperina” asimilohet nga organizmi shumë ngadalë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë