Loading…
Këshilla e gjyshes: Të aromatizosh dollapin në mënyrë natyrale është fare e thjeshtë
  • 09/07/2018 | 21:41

...

Nëse të pëlqen ideja të realizosh vetë aromatizues për të kursyer por edhe për të pasur një aromë natyrale, pikërisht atë që ty të pëlqen ky është momenti!


Nevojitet shami ose konfetat e bonboniereve të dasmës, oriz, vaj esencial ose aroma e preferuar me lule apo fruta të thata.

Ja si të veproni:

Në një tas hidhni oriz dhe shtojini disa pika vaj esencial të aromës që preferoni. Shtojini masës pak sheqer dhe sodë buke për të thithur aromat e pakëndshme të dollapit. Petalet e luleve të thata do ti shtojnë jo vetëm ngjyrë por edhe aromë. Bëjini të gjitha bashkë në enë. Dhe futini në konfetë apo në shami. Do të jetë më e mirë se çdo aromatizues që mund të keni blerë deri më sot.

Nëse keni levandër, bëni një tufë të vogël bashkë mbështilleni me një letër kuzhine dhe vendoseni në sirtarin e veshjeve. Këtë gjë mund ta realizoni edhe me erëza aromatike si mente, rozmarinë, borzilok, …etj.

Trëndafili, vanilja, kanellë, karafil, të gjitha së bashku krijojnë një bazë aromash ekzotike mund të jetë aroma që ju mund të zgjidhni për të aromatizuar dollapin apo sirtarin tuaj.

Realizoni njërën prej tyre, futeni në një konfetë apo shami pambuku dhe do ta ndërroni atëherë kur të palosni veshjet e verës e të varni në kremastar të dimrit!

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë