Loading…
Këshilltari elektoral i Trump rrezikon 6 muaj burg
  • 18/08/2018 | 23:49

...

Prokurori i posaçëm i çështjes Rashagejt, Robert Myler ka kërkuar dënimin me 6 muaj burg të ish-këshilltarit elektoral të Donald Trump, George Papadopoulos.


Sipas mediave amerikane, në kërkesën e Myler argumentohet se Papadopulos ka pranuar se ka gënjyer në lidhje me kontaktet e tij me rusët teksa ishte pjesë e stafit elektoral të Trump.

Dhe pikërisht mashtrimi që ai ka bërë përpara agjentëve të FBI-së ka qenë boshti i kërkesës së Myler. Mes kontakteve të Papadopulos rezulton edhe një profesor nga Londra që dy vjet më parë tha se Rusia kishte material kompromentues ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

“Gënjeshtrat e të pandehurit minuan përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar profesorin gjatë kohës që ishte ende në Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej në kërkesën e prokurorit të posaçëm. Gjithashtu, ka vijuar Myler, deklaratat e rreme synonin dëmtimin e procesit hetimor.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë