Loading…
Këshilltari i Erdoganit thotë që Greqia është mizë për Turqinë e fuqishme
  • 14/02/2018 | 12:57

...

Këshilltari kryesor i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë që është i sigurtë që Amerika do ta detyrojë Greqinë që të sulmojë Turqinë, për shkak të ofensivës turke kundër kurdëve të mbështetur nga Amerika në Siri, shkruan gazeta greke Ekathimerini, transmeton Gazeta Metro.

Yigit Bulut tha që Greqia nuk i afrohet fuqisë së Turqisë.

“Do të ishte sikur një mizë të hynte në dyluftim me një gjigant”, i tha Bulut televizionit turk TRT. Ai paralajmëroi që në rast të ndonjë sulmi, Greqia do të kishte pasoja katastrofike.

Të dy vendet i janë qasur një retorike të ashpër pas konflikteve për Detin Egje, problem që daton më herët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë