Loading…
Këshilltari i Mustafës: Votuesi i LDK’së i përçoi mesazh lidershipit të partisë
  • 19/06/2017 | 21:46

...

Besnik Berisha, këshilltar politik i Isa Mustafës, kryeministër në detyrë, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i bëjë analizat e nevojshme për të parë se çka shkoi keq e çka mirë në zgjedhje, porse ai është shprehur i bindur se ngërzit më të mirë në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës do të jenë pikërisht nga LDK-ja.


Po ashtu, Berisha, shtoi se elektorati i LDK-së i dha edhe një mesazh të rëndësishëm vetë lidershipit të partisë, duke i treguar se kë e do.

“Me 11 qershor është dëshmuar që votuesi përçoi një mesazh që tregoi se çfarë pret nga udhëheqësia e LDK-së. Votuesi i LDK-së ka zgjedhë një rrugë të rifreskimit të kuadrove. Por, ka ndëshkuar një pjesë të atyre që dikur kishin votat e tyre. Elektorati gjithmonë voton drejt edhe në këtë rast ka votuar drejt”, ka thënë Berisha.

“Ajo çka është zgjedhur është më e mira e LDK-së, por edhe në Kuvend do të përfaqësohet më së miri nga të gjithë 110 kandidatë e tjerë. Elektorati i ka ndëshkuar ata që nuk kanë arritur t’i mbajnë premtimet”.

Ndërsa, sa i përket koalicionit me Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën, Berisha tha se “ka pasur më shumë të mira, sesa ndëshkime nga elektorati”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë