Loading…
Këshilltari i Trumpit vuan për gjumë në një takim ku po flitej për kontrollin e armëve
  • 27/02/2018 | 17:33

...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vlojnë nga diskutimet rreth armëve dhe ndalimit të tyre, pas sulmit në një shkollë fillore në Parkland ku u vranë 17 persona, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë njërit prej shumë diskutimeve të qeverisë për masat që duhet ndërmarrë për të parandaluar që një gjë e tillë të përsëritet, një nga këshilltarët më të lartë të Presidentit Donald Trump është kapur nga kamerat teksa ‘vdiste për gjumë’.

32 vjeçari Stephen Miller mezi qëndroi deri në fund të një takimi të së hënës ku u diskutua nëse duhej armatosur stafi akademik, apo nëse duhet shtuar kontrollet psikologjike tek fëmijët, si dhe masa të tjera të nevojshme.

Mediat amerikane kanë thënë që Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të japë koment për këto fotografi lidhur me lodhjen e këshilltarit presidencial dhe rezistimin e tij ndaj gjumit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë