Loading…
Kështu iu gëzuan fitores së Kosovës Thaçi, Haradinaj, Veseli e Kurti
  • 17/11/2018 | 20:56

...

Kombëtarja e Kosovës e shkeli Maltën duke e mposhtur atë me rezultat të thellë prej 5-0


Kosova shënoi fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme kundër Maltës në udhëtim, raporton GazetaMetro.

Pas kësaj fitore pati reagime edhe nga klasa politike, me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin që përgëzuan Kombëtaren e Kosovës. E për herë të parë pas një suksesi të Kosovës në futboll ka reaguar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Më poshtë i keni reagimet e Thaçit, Veselit, Hardinajt dhe Kurtit pas fitores së Kosovës:

“Ditë e madhe për sportin kosovar. Përfaqësuesja jonë në futboll na dhuroj spektakël me pesë gola të shënuara. Kurse, xhudistët tanë, edhe sot kanë vazhduar të na sjellin medalje nga garat ndërkombëtare. Krenar me sportistët tanë. HTH,” shkruan presidenti i Kosovës në Facebook.

“Faleminderit për gëzimet dhe emocionet që na dhuroni! Gjithmonë me ju,” shkruan kryeparlamentari, Kadri Veseli.

“Rezultat prestigjioz dhe lojë e mrekullueshme e Përfaqësuesës së Kosovës si mysafir në ndeshjen kundër Maltës. Ju lumtë, djema!,” shkruan kryeministri Ramush Haradinaj.

“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre.
Urime,” shkruan lideri i Vetëvendsojes.

Ndryshe, Kosova më 20 nëntor do të takohet me Azerbajxhanin në ndeshjen kryesore të Grupit të 3-të në Ligën D. Një fitore ose barazim do ta shpallte lidere të grupit Kombëtaren e Kosovës. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë