Ceremonia e 89 e ndarjes së çmimeve Oscar, ku shpallën çdo vit më të mirët e botës filmike
Ka përfunduar vetëm pak orë më parë edicioni i 89 i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar që është ndjekur gjerësisht nga publiku si në SHBA ashtu edhe në vende të tjera.
Në shumë vende europiane, Oscars u ndoq nga ekrani i televizorit, së bashku me komentin e nevojshëm përgjatë gjithë natës duke qenë se kështu përputhej orari.
Në vazhdim gazetametro.net ju sjell të gjitha çmimet që janë ndarë gjatë galasë së sotme:
Moonlight : Filmi më i Mirë
Çmimin kryesor për vitin 2017 e fitoi filmi i regjisorit Berry Jenkins bazuar në dramën “Moonlight Black Boys Look Blue” nga Tarell Albin McCraney. Çmimin për filmin më të mirë të vitit 2017 e prezantuan Faye Dunaway dhe Warren Beatty
Emma Stone – Aktorja më e Mirë – Këtë çmim e fitoi aktorja kryesore e filmit “La La Land” Emma Stone. Ajo ishte në konkurrencë direkte me Isabelle Huppert për filmin Elle por në fund doli fitimtare.
Casey Affleck – Aktori më i Mirë – Tani aktori kryesor i filmit Casey Affleck fitoi çmimin si Aktori më i Mirë në Rol Kryesor, duke mundur konkurrencën, duke cekur këtu Denzel Washington dhe Ryan Gosling.
Damien Chazelle – Regjisori më i Mirë – Chazelle pranoi Oscarin e parë personal në karrierë si regjisori më i mirë, . Ai është regjisori më i ri në histori që ka fituar këtë çmim, në moshën 32 vjeçare.
Manchester by the Sea – Skenari më i Mirë Origjinal – Këtë çmim e fiton për skenarin më të mirë origjinal, të cilin e pranon skenaristi Kenneth Lonergan. Për të pranuar çmimin aty ishte edhe regjisori Matt Damon.
Moonlight – Skenari më i Mirë i Adaptuar – Skenaristët e filmit Moonlight Barry Jenkins dhe Tarell Alvin McCraney pranuan këtë çmim për përshtatjen e skenarit në filmin e tyre.
La La Land – Rezultati më i Mirë Origjinal – Filmi muzikal i bazuar në Los Angeles fiton çmimin e tretë Oscar me radhë për “Rezultatin më të Mirë Origjinal”.
La La Land – Kinematografia më e Mirë – Këtë çmim e fitoi për kinematografinë më të mirë, duke mundur një nga favoritët tjerë në këtë kategori “Moonlight”. Çmimin e pranoi kinematografi Linus Sandgren.
La La Land – Dizajni më i Mirë i Produksionit – La La Land filmi që ka barazuar rekordin e nominimeve në historinë e çmimeve Oscar,fitoi çmimin e parë. Çmimi që fitoi filmi i regjisorit Damien Chazelle ishte ai për dizajnin më të mirë të produksionit, çmim që pranohet nga Sandy Raynolds – Wasco, që ishte dizajnerja dhe dekoruesja e këtij filmi
The Jungle Book – Efektet më të Mira Vizuale – The Jungle Book i regjisorit Jon Favreau fitoi çmimin për efektet më të mira vizuale, duke mundur filmin që pritej të fitonte këtë çmim, Rogue One.
Hecksaw Ridge – Montazha më e Mirë – Edhe një befasi tjetër në ceremoninë e çmimeve Oscar. Filmi i regjisorit Mel Gibson që flet për Luftën e Dytë Botërore fiton çmimin montazha më e mirë duke mundur favoritin La La Land.
The White Helmets – Filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të shkurtër – Këtë çmim e fiton dokumentari The White Helmets i regjisorit Orlando von Einsiedel. Vlen të ceket se kinematografi Khaled Khatib që ka punuar në këtë dokumentar nuk ka mundur të jetë i pranishëm në ceremoni për shkak të ligjit kundër emigrantëve.
Sing – Filmi më i Mirë i i Metrazhit të Shkurtër – Filmi i shkurtër hungarez i regjisorit Kristof Deak fitoi çmimin si filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër.
Zootopia fiton -Filmi më i Mirë i Animuar – Këtë çmim e rrëmbeu një film shumë i dashur për publikun, e ky është Zootopia i regjisorit Clark Spencer. Filmi është prodhuar nga Studio Animuese Walt Disney.
The Salesman – Filmi më i Mirë i Huaj – Filmi iranian fiton çmimin në kategorinë Filmi më i Mirë i Huaj.Filmi i regjisorit Asghar Farhadi është i zhanrit dramë, dhe flet për vështirësitë gjatë lidhjes së një çifti.Ky film mundi filmat tjerë që ishin të nominuar: “Land of Mine”, “Tanna”, “Toni Erdmann” dhe “A Man Called Ove”.
Piper – Filmi më i Mirë i Animuar i Metrazhit të Shkurtë – Filmi më i mirë i animuar i metrazhit të shkurtë është shpallur Piper i regjisorit Alan Barillaro. Filmi është prodhuar nga kompania Pixar.
Viola Davis – Aktorja më e Mirë në Rol Dytësor – Viola Davis fitoi këtë çmim për rolin e saj në filmin Fences. Në këtë film ajo u paraqit përkrah aktorit Denzel Washington që ishte edhe regjisor i filmit.
Arrival – Montimi më i Mirë i Zërit – Filmi Arrival rrëmben çmimin si filmi me montimin më të mirë të zërit. Ky çmim i takon montuesit Sylvain Bellemare, për punën e tij në këtë film.
Hecksaw Ridge – Miksimi më i Mirë i Zërit
Filmi mjaft i suksesshëm i regjisorit Mel Gibson pranon çmimin miksimi më i mirë i zërit. Këtë çmim e pranon montuesi mbikqyrës i zërit Kevin O’Connell, si dhe Andy Wright, Peter Grace dhe Robert Mackenzie.
Suicide Squad – Grimi më i Mirë – Çmimi për grimin më të mirë i ndahet pjestarëve që kanë punuar në filmin Suicide Squad, e ata janë: Alessandro Bertolazzi, Christofer Allen Nelson dhe Giorgo Gregorini.
Fantastic Beasts and Where to Find Them – Dizajni më i Mirë i Kostumeve – Çmimin për dizajnin më të mirë të kostumeve e rrëmben filmi Fantastic Beasts and Where to Find them, me dizajneren Colleen Atwood. Ky është Oscar-i i katërt për dizajneren e kostumeve.
O.J.:Made in America – Filmi më i mirë dokumentar – Çmimin për filmin më të mirë dokumentar e pranon biografia mbi rastin gjyqësor të O.J. Simpson i regjisorit Ezra Edelman.
Meharshala Ali – Aktori më i Mirë në Rol Dytësor – Çmimin si aktori më i mirë në rol dytësor, e fitoi Mahershala Ali, për rolin e tij në filmin Moonlight. Çfarë mund të cekim është se Meharshala Ali është aktori i parë mysliman që fiton një çmim Oscar./gazetametro.net