Loading…
Këta janë 7 madhëritë në Kinë: Ja kush do të qeveris 5 vitet e ardhshme
  • 22/10/2017 | 13:31

...

Në kulmin e shtetit me popullsi më të madhe në botë janë 7 persona. Të gjithë janë pjese e komitetit të përhershëm të politbyrove të partisë qeverisëse.


Sipas numrit, Partia Komuniste Kineze duket kështu: një lider, 7 pjesëtarë të komitetit të përgjithshëm, (të cilët marrin vendimet më të rëndësishme, 25 pjesëtarë të politbyrosë, 205 pjesëtar të komitetit qendror dhe 2 300 delegatë.

Është shumë interesant fakti se Partia Komuniste në Kinë ka 90 milion pjesëtarë, ku në rast se do të ishte shtet në vete, do të ishte në vendin e 16 të vendeve më të popullarizuara, shkruan CNN, transmeton gazetametro.net

Numri i i udhëheqësish përbëhet nga “7 e mrekullueshme”. Përveç Presidentit aktual dhe Kryeministrit Li  të cilët e kanë të siguruar, për 5 vendet e mbetura konkurrojnë këta persona:

Chen Min`er

Ani më herët ka punuar edhe në provincë me vite, ndërsa disa mendojnë që në të ardhmen e afërt ai do ta zë edhe vendin e kryeministrit. Momentalisht nuk është pjesë as e politbyrosë, ndërsa hyrja e tij eventuale në komitetin e përgjithshëm konsiderohet të jetë përforcimi i pushtetit dhe fuqisë së Xi Jinping.

Han Zheng

Han Zeng është një i mbijetuar politik. I ka kaluar disa shefa të ndryshëm dhe fraksione të ndryshme, ndërsa momentalisht është shef i partisë në Shanghai. Përkundër faktit që shpesh ndodhet në listën e anëtarëve të të ashtuquajturit ” Klika e Shangait”, të udhëhequr nga ish-Presidenti, duket se kanë fituar besimin në një periudhë të shkurtër prej shtatë muajsh, përderisa ata punonin së bashku. Herë pas herë ai e ka quajtur vetën “Premier i mundshëm”, por së fundmi sigurisht do të bëhet pjesë e komiteti.

Hu Chunhua

Hu, 54 vjeç, ka qenë njëri ndër liderët më t ëri politik në krahinë, ndërsa më herët është folur se mund të jetë pasues i Xi Jimping në dekadën e ardhshme.
Fuqia e tij filloi të zbehet vetëm pas Sie, por ndoshta ai ende ka kapital të mjaftueshëm politik për të shkuar në grupin më të lartë të partisë.

Li Zansu

Krahu i djathë i Jinping e merë vendin,vend ky i cili shpesh herë krahasohet me shefat e Shtëpisë së Bardhë. Me presidentin aktual njihen nga koha kur të dy kanë qenë të rinj dhe funksionar në fillimet e viteve të 80- ta. Xi është kolegu i tij prej shumë dekadash, ndërsa pas punës shumë vjeçare në krahinë, e ka sjellë atë në pozicionin që gjendet nga viti 2012 kur dhe e ka marrë pushtetin. Kryesisht nuk është në fokus të medieve. Së fundi herë ka qenë pjesë e gazetës “South China Morning Post”, ku kanë shkruar për të se si po kënaqet bashkë me familjen e tij , me pasurin për të cilën thuhet se e ka arritur me korrupsion. Gazetat e kanë larguar menjëherë këtë  lajë, ndërsa shumica thonë se ky lajm është larguar nga presioni politik.

Vang Huning

Prezenca e tij shumë vjeçare e shpjegon faktin se konsiderohet si një nga strategjitë kryesore. Ai ka shërbyer të tre presidentë. Si shef i grupit, kryesisht punon larg vëmendjes mediatike, ndërsa disa erë është parë në shoqërimin e presidentit në takime të rëndësishme matanë oqeanit. Ka studiuar për politikë, me profesion është profesor, ndërsa disa vite ka përkthyer edhe në SHBA.

Vang Jang

Zëvendëskryeministri kinez, shpesh herë konsiderohet si reformator. Pas viteve që ka punuar në administratat e dy kryemistëve, të cilët janë konsideruar si reformatorë, Vang ka filluar që t`i hy politikës në kohën e Hu. Ka marrë një pozicion të lartë në qytetin e Chongqing. Që atëherë është bërë pjesë e kabinetit të tanishëm, ku gjithashtu ka marrë pjesë në disa dialogë mes Kinës dhe SHBA. Konsiderohet se është end ei afërt me Hu. Ai gjithashtu ka qenë kandidat për Komitetin e Përgjithshëm në vitin 2012.

Zhao Leji

Ky politikan i fuqishëm është nën radar të publikut dhe ai është në krye të partisë së partisë që është përgjegjëse për organizimin. Leji është përgjegjëse për çështjet e personelit, mbikëqyr rekrutimin, promovimin dhe shkarkimin e shumicës së zyrtarëve kinezë (që janë gjithashtu anëtarë të partisë). Është i lindur në Xining, ku dhe i ka kaluar 30 vitet e para të jetës, ndërsa në Peking është shpërngulur kur është avancuar në parti.

Vang Kishan

Luftëtari i pafrikshëm kundër korrupsionin, shumë gjatë konsiderohet si njeriu më i mirë i Si. Ai është 69 vjeç, ndërsa ai dhe grupi i tij në vitet e fundit kanë dorëzuar para ligjit miliona zyrtarë, duke i përfshirë edhe ata në pozita të rëndësishme, të cilët janë konsideruar si rival i Si. Ish zëvendëskryeministri dhe kryebashkiaku i Pekingut, gjithashtu është i njohur edhe si eksperti i ekonomisë dhe financave në industri. Pavarësisht nga afërsia me njeriun më të fuqishëm të Kinës, qëndrimi i tij në Komitetin e Përhershëm është i pasigurt për shkak të rregullit që anëtarët e Komitetit nuk mund të jenë më të vjetër se 68 vjet.

Vang dhe familja e tij po ndjekin akuzat për korrupsion serioz të sjellë në publik nga Guo Wengui, i cili aktualisht është në mërgim vullnetar në New York. Përkundër të gjithë pengesave, shumica mendojnë që Si do të gjej mënyrë që Vang t`i mundësoj karrige në Komitetin e Përgjithshëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë