Loading…
Këta njerëz bëjnë jetë si të gjithë të tjerët por kanë një dallim, bartin maska tërë kohën
  • 07/11/2017 | 17:38

...

Në ishullin Miyakejima të gjithë vendosin maska. Ky vend gjenden në Detin e Djallit, e që përherë janë të rrezikuar nga tërmetet dhe erupsionet vullkanike.


Rrëfimi i këtij shkrimi fillon në vitin 2000, në ishullin ku fjala katastrofë është përditshmëri. Vetëm gjatë shekullit të kaluar, këtu kishin ndodhur gjashtë erupsione, ndërsa më i keqi në periudhën 26 qershor 21 korrik të vitit 2000, kur kjo zonë ishte goditur nga 17.500 tërmete.

Më 14 korrik, dy herë radhazi kishte shpërthyer vullkani Oyama. Erupsioni kishte nxjerrë tym në lartësi prej 1 kilometër, ndërsa ishte shoqëruar me shpërthime të fuqishme.

Në atë moment kishte filluar dhe evakuimi i popullatës së ishullit. Sidoqoftë, hiri që binte nga qielli nuk ishte problemi i vetëm me të cilin u ballafaquan banorët. Kjo katastrofë kishte mbushur ajrin me dyoksid squfuri në përmasa të rrezikshme, duke bërë që 20% e tokës të bëhet e papunueshme.

Pas tre muajsh qeveria kishte organizuar evakuimin e detyrueshëm masiv.

Edhe dy vjet pas erupsionit, vullkani Oyama vazhdoi të villte 10.000 deri në 20.000 tonë dyoksid sulfuri në ditë, duke e shndërruar këtë ishull në një botë post-apokaliptike, me drunj të vdekur, makinat e ndryshkura dhe ndërtesat e braktisura.

Në vitin 2005, banorët ishin lejuar të vinin në shtëpitë e tyre. Megjithatë, shumica prej tyre kishin vendosur të qëndroniin në shtëpitë e reja në Tokio, mirëpo 2.800 sish ishin kthyer, të pajisur me gaz-maska që të mund të mbijetonin mes gazrave helmuese që vazhdonin të dilnin nga toka.

Kështu, shumë shpejt kishte lindur një lloj i ri i turizmit qëndrimi në ishullin ku të gjithë bartin gaz-maska. Tash, gaz-maskat për një përdorim shiten në të gjitha portet që çojnë drejt këtij vendi turistik, i cili vizitohet vetëm nga turistët guximtarë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë