Loading…
Këtë lloj të reklamës nuk keni parë deri tani
  • 10/11/2017 | 12:17

...

“Kur është jeta shumë e vështirë, ndonjëherë duhet ndaluar së shqetësuari dhe të merret frymë thellë… ndonjëherë ju nevojitet kanabisi!”


Firma për furnizim me kanabis nga shteti federal amerikan Oregon ka publikuar një reklamë për shërbimin e saj të ri – parapagim për furnizim, ndërsa në video reklamë kanë bërë parodi me reklamat tipike të industrisë farmaceutike.

“Ndonjëherë, jeta mund të jetë pak e vështirë. Ndonjëherë ju ngarkon aq shumë sa nuk mund ta duroni. Ndonjëherë duhet të ndaloni të brengoseni, dhe të merrni frymë thellë. Ndonjëherë… ju duhet kanabisi”, dëgjohet në reklamë, transmeton gazetametro.net.

Pamjet nga reklama janë shembuj tipik të skenave të cilat gjenden nëpër reklama të firmave farmaceutike, kur ofrojnë mjete antidepresive dhe mjete për largimin e simptomave të ndryshme të problemeve shëndetësore. Në reklamë shihet familja, dhe nënës dhe bashkëshortes gjithçka i ka ardhur në maje të hundës. Folësi propozon furnizim me kanabis si zgjedhje ideale.

“Po, kjo është firmë e vërtetë”, thotë folësi në reklamë.

“Pyetni mjekun tuaj se a është kanabisi për ju. Me siguri se është. Efektet anësore mund të përfshinë euforinë, të forcojnë oreksin, qeshje të pakontrolluar, ndjenja e rritur për atë se muzika është ligj, dhe e zvogëlon ankthin”.

Firma Briteside punon legalisht në Oregon, ku shitja e kanabisit për nevoja rekreative është legalizuar prej vitit 2015./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë