Loading…
Këtij telefoni mobil ia ka frikën policia: Çfarë mund të bëjë Zanco Tiny?
  • 01/01/2018 | 19:46

...

Kompania britanike Zanco ka prezantuar një model të ri të telefonit mobil, i cili është më i vogël se sa një kartë krediti.


Pajisja punon në rrjetin 2G, peshon 13 gramë, është 46.7 mm i gjatë dhe 21 mm i gjerë. Ekrani i tij është kaq i vogël, sa vetëm numri që ju thërret është i dukshëm.

Ka një bateri prej 200 mAh që zgjat tre ditë ose 180 minuta kohë bisede, dhe ngarkohet nëpërmjet një mikro USB.

Zanco Tiny t1, i cili ende nuk është në dispozicion për shitje, përveç thirrjes, mbështet mundësinë e dërgimit të mesazheve dhe kjo është më së shumti që mund të bëjë.

Policia tashmë ka shprehur frikën se ky telefon do të jetë shumë popullor në burgje për shkak të lehtësisë së kontrabandës dhe aftësisë për t’u fshehur lehtë.

Megjithëse trendi global është të bëjë telefona më të mëdhenj, disa kompani me sukses vazhdojnë të prodhojnë telefona të vegjël dhe të lehtë për t’u përdorur, si ato në treg që nuk ndjekin zhvillimet teknologjike.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë